Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj qenkan fejuar, “flasin”unazat në gishtat e tyre

Lidhja romantike që ka më shumë se një vit që po zgjatë, paska përfunduar me fejesë dhe publiku s’dinte gjë! Eni Koçi dhe reperi Genc Prelvukaj, janë një çift shumë simpatik e lidhja e tyre s’mund të bëhej më zyrtare se kaq. Edhe pse atyre iu desh shumë kohë ta zbulojnë lidhjen e tyre, dyshja tashmë janë zyrtarizuar edhe përmes fotografive të përbashkëta të publikuara në rrjete sociale, ndërsa vëmendjen na e tërhoqi një unazë rreth i artë në dorën e Gencit, shkruan Prive. Po ashtu, edhe në njërën nga fotografitë e Enit në Instagramin e saj, shihet një unazë me diamant në gisht!