Eni Koçi bën xheloz Genc Prelvukajn, shpreh hapur “pasionin” për futbollistin e njohur

Dje u zhvillua ndeshja Roma Vs. Liverpool, që përfundoi me rezultatin 4-2 për Romën. Të entuziazmuar për këtë ndeshje ishin tifozët e secilit ekip, e mes tyre këngëtarja Eni Koçi, një tifoze e zjarrtë e ekipit të Liverpoolit. Ajo ndau me ndjekësit e saj në Instagram foto, ku pozonte me fanellën e futbollistit të famshëm, Steven Gerrard, shkruante Telegrafi. “Cilin ekip po e përkrahni sot?”, shkruante këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, teksa ngacmoi fansat me pozat seksi. Nuk dihet se mbështjetja për futbollistin e famshëm do të bëjë xheloz të dashurin e saj, këngëtarin nga Kosova Genc Prelvukaj. Eni është shumë e ndjekur në rrjetet sociale, kjo falë fotografive dhe aktivitetit të saj që ajo e ndan me fansat. Në muajt në vazhdim, pritet që këngëtarja të publikojë projektin e saj më të ri muzikor./Story.al/