Eni Çobani zgjedh këto fjalë në ditëlindjen e Ardit Gjebreas: E lumtur që ndaj me ty…

Ditën e shtunë moderatori i njohur i skenës shqiptare, Ardit Gjebrea ka festuar ditëlindjen mes shumë urimesh nga miqtë e tij më të ngushtë dhe personazhe të njohur të skenës shqiptare.

Ndër shumë urime ka qenë dhe ai i koleges së tij prej disa vitesh, Eni Çobani.

“Miku im urimet e shumta për ty janë kuptimplotë dhe me bekimin e një zemre të madhe dhe dashurisë që jep për këdo që ke afër. Të uroj edhe 100 vite, jetofsh dhe gëzofsh jetën dhe familjen tënde. E lumtur që ndaj me ty orë të një pune plot dedikim dhe mirësi”, ka shkruar Eni krah postimit të fundit ku shfaqet krah Arditit.

Kujtojmë se mbrëmjen e kaluar Gjebrea e festoi ditëlindjen mes muzikës dhe festës plot energji rrethuar nga të gjithë miqtë e tij.

revistawho.com