Eni Çobani zbulon detaje nga jeta private: Me njeriun që kam 22 vite bashkë!
Eni Çobani nuk është vetëm një ndër figurat më të preferuara në televizion apo tek “E Diela Shqiptare” pasi ndjekësit e saj në Instagram shtohen çdo ditë.
Kjo sepse Eni ka ditur mirë se si ta kthejë misionin e saj të të bërit drejtësi dhe të ndarit mendime të vlefshme edhe nëpërmjet platformave sociale.
Në Instagram juristja më shpesh i dedikohet punës e megjithatë, hera herës del nga kjo kornizë për të ndarë me ne çaste të bukura familjare.
Disa orë më parë, ajo i ka dedikuar nga një postim të veçantë fillimisht bashkëshortit të saj dhe më pas një postim për të treguar vlerën që familja ka tek ajo.
“Me njeriun që kam 22 vite bashkë” shkruan Eni ne foton që ka postuar në Story ndërkohë në postimin në kryefaqe, ajo shkruan: “Shpesh më pyesin çfarë është suksesi dhe shumë thjesht ju përgjigjem me dashuri: Suksesi nuk është abstraksion por është realiteti që ti jeton dhe për mua sukses është vetëm një gjë: FAMILJA. Kur keni ruajtur atë keni çdo sukses me vete.”
Dhe me këto fjalë inspiruese nga Eni Çobani, bëni një kujtesë të vogël sot se sa e rëndësishme është për ju familja dhe jepni një përqafim a telefonatë të gjithë familjarëve që jua mbushin zemrën me shumë lumturi!/news331.al