Eni Çobani shoqërohet nga policia për konflikt pronësie? Juristja flet vetë

Ditën e sotme në media ka qarkulluar lajmi se juristja e njohur Eni Çobani ishte shoqëruar në polici. Në media thuhej se ajo ishte marrë nga policia e Gjirokastrës gjatë një seance gjyqësore, si pasojë e një denoncimi nga një qytetare që pretendonte se Çobani e kishte kërcënuar pas një debati në gjyq. Por në lidhje me këtë lajm ka folur vetë Eni Çobani. Në një prononcim për revista Who, Eni u shpreh kështu: “Lajmi nuk është i vërtetë. Unë ndodhem në Tiranë dhe nuk jam shoqëruar në polici”. Ky informacion i shpërndarë sot në media mohohet të jetë i vërtetë edhe nga Gjykata e Apelit dhe Policia në Gjirokastër. Sipas mediave sot juristja Çobani është thirrur në policinë e Gjirokastrës, pasi kishte pasur një çështje në Gjykatën e Apelit në Gjirokastër. Rudina Islamaj është personi që u fol se i kishe bërë kallëzim në polici pasi ndihej e kërcënuar. Burime për Fax News raportuan se ka pasur një çështje pronësie pasi personat në fjalë kanë qenë në seancën e ndërmjetësimit tek “E diela Shqiptare”. Ndërkaq pretendohej se i ka bërë presion palës së paditur në sallën e gjyqit. Por juristja i ka mohuar këto lajme dhe vazhdon punën normalisht, duke qenë se këtë javë do të shfaqet sërish në ekranin e televizionit “Klan” në rubrikën “Shihemi në gjyq” në emisionin “E diela shqiptare”.