Eni Çobani rrëfen dasmën në janarin e 20 viteve më parë: Kam qarë shumë

Ndërmjetësja e “Shihemi në gjyq” në programin “E diela shiptare”, Eni Çobani para pak ditësh festoi 20-vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj, Avenir Shehun. E ftuar në emisionin e pasdites “Rudina”, juristja foli për herë të parë për dasmën e saj, duke na kthyer 20 vite pas, sepse e faktoi rrëfimin me videon dhe fotot nga dita e saj më e lumtur e jetës. “Deri të enjten unë nuk kisha fustan sepse më rrinin të shkurtër. Më pas fustanet erdhën nga Italia dhe do të doja t’i kisha ruajtur, por vendi ku i mora nuk i jepte. Kemi pasur disa net dasme. Të premten kam bërë darkën që të shlodhesha të shtunën. Të dielën pastaj ishte dita e lotëve, kur largohesh nga familja. Kam qarë shumë. Dasma u organizua në janar dhe të gjithë mendonin se isha shtatzënë, por jo. Ne menduam ta bëjmë në janar sepse nuk e pamë si veçanti bërjen e dasmës në verë,” tregoi juristja. Duke folur për vështirësitë që kishte hasur ato ditë të ftohta, Eni rrëfeu: “Gjatë gjithë natës mbajta ngrohëse tek këmbët sin use, pasi ishte shumë ftohtë”.