Eni Çobani feston ditëlindjen, Ardit Gjebrea e uron publikisht me këto fjalë

Avokatja e njohur, Eni Çobani feston sot ditëlindjen e saj. Në një ditë speciale si e sotmja, nuk ka munguar urimi i sinqertë dhe nga kolegu i saj prej shumë vitesh tashmë, Ardit Gjebrea, i cili ka ndarë një foto me Enin dhe i ka uruar më të mirat.

“Gëzuar datëlindjen @enicobani dhe të bekuar e paç jetën! Mirësia dhe përkushtimi yt, besimi dhe forca, dashuria për familjen tënde dhe tonën, janë motivi përse sot i jemi mirënjohës kësaj dite.
Me fat që të kemi!”, ka shkruar Gjebrea krah postimit të fundit në rrjetet sociale ku shihet se i ka dhuruar një  buqetë me lule mikes së tij.

Kujtojmë se Çobani dhe Gjebrea kanë treguar se gëzojnë një bashkëpunim të suksesshëm prej vitesh me rubrikën ‘Shihemi në gjyq’ në programin e së dielës në ekranin e ‘Tv Klan’ tek ‘E diela shqiptare’.

revistawho.com