“Energjia e duartrokitjeve tuaja ma lehtësuan peshën”, Mariana Kondi ndan emocionet pas shfaqjes ‘Do e kuptosh kur të rritesh’
Pas përfundimit të shfaqjes ‘Do e kuptosh kur të rritesh’ aktorja e njohur, Mariana Kondi ka zgjedhur të ndajë me të gjithë ndjekësit e saj emocionet që ka ndjerë teksa është ngjitur në skenë. Ajo ka pohuar se ia ka dalë falë duartrokitjeve të publikut, i cili si çdo herë tjetër i ka dhënë shumë dashuri.
“Fluturimi i pare apo i fundit?Miq te dashur ju falenderoj shume per pjesmarjen ne standapin tim ‘Do e kuptosh kur te rritesh’nga Erand Sojli! Nuk ishte aspak e leht per mua por Flm @elkjanagjipali dhe ndihma e kolegve te mi @herion_mustafaraj dhe diamanti @albahoxha1 kostumografja@zajmiraqeraxhiu_ formulusi muzikes skenografia ja dolem te rikthejm memorjen e dashuris ne dy kohe ekstreme Shqiptare!Diktatur dhe tranzicion!Dua te ndaj kte foto me ju per tju then se energjia e duartrokitjeve tuaja me lehtesuan peshen e nje elefanti qe kisha mbi kurriz dhe me ben tr ndjehesha si flutur si ato qe jetojn vetem disa ore por te gjitha oret i kane te lumtura!Ju perulem me shume respekt publikut miqve te mi te mire dhe kqinj dhe ju them se:Nese ju troket dashuria mos e lini te fler perjashta por hapjani porten me te dyja kanatet,sepse dashuria eshte si lindja dhe vdekja qe vin vetem nje her ne jet!
E juaja Mariana 🎭”, ka shkruar Kondi në postimin e saj të fundit në ‘Instagram’.
Ndjekësit kanë lënë një sërë komentesh duke e komplimentuar Marianën për energjinë dhe gjithçka ka dhënë në skenë gjithë këto vite./revistawho.com