Eneda Tarifa rikthehet në ekran si trajnere, shikoni për cilën skuadër

Eneda-Tarifa-2

Pas mungesës së një sezoni televiziv, këngëtarja Eneda Tarifa do të jetë përsëri pjesë e ekranit, por jo në një projekt televiziv. Nëpërmjet një postimi në Instagram faqja e “The Voice Kids” ka dhënë lajmin artistja e pare që do të ulet në karrigen e jurisë do të jetë Eneda Tarifa. “Eneda Tarifa gati për nnjë skuadër përrallash! Ajo vjen për herë të parë si trajnere në “The voice kids”, e gatshme për të punuar e për t’u argëtuar me konkurrentët e vegjël. Këngëtarja e shumë trofeve do të jetë përsëri pjesë e ”Top Channel”, ku pas shkëputjes si një nga prezantueset e spektaklit të humorit “Portokalli”, ajo ka vendosur të rikthehet në një pozicion krejt ndryshe. Kështu pak nga pak po zbulohen anëtarët e jurisë të këtij sezoni të ri të “The Voice Kids”, ndërsa presim emrin e rradhës.