Eneda Tarifa me lot, poston videon që e bëri të mos mbante dot veten pasi fitoi Këngën Magjike
Aktorët e humorit, Salsano Rrapi dhe Flor Binaj e kanë shfrytëzuar këngën e Eneda Tarifës, “Ma zgjat doren” me të cilën fitoi Këngën Magjike këtë edicion, për të bërë pak humor.
Video e postuar në rrjetet sociale nga Salsano Rrapi e ka bërë Enedën të qeshë me lot dhe ka shkruar:
“Ahahahha….lot i mbasdites Në kuptimin e parë të fjalës … “ Ma bëtë ditën”, (në kuptimin e parë të fjalës).
Në video duket Salsano teksa këndon tekstin e këngës dhe nga mënga e xhupit zgjatet një dorë në mënyrë të çuditshme.