Eneda Tarifa e kënaqur me fizikun: Jam më mirë se 10 vite më parë
Eneda Tarifa ka vite që është pjesë e televizionit dhe kurimi i imazhit zë një pjesë të rëndësishme në aktivitetet e saj të përditshme. Duke qenë se të qenurit fit ka marrë një vëmendje të madhe kohët e fundit edhe Eneda është përpjekur t’i dedikojë sa më shumë kohë kujdesit për trupin.
Muajt e fundit kemi vënë re se ajo është stërvitur intensivisht në palestër dhe rezultatet janë më se të dukshme. Sot artistja e njohur ka publikuar në ‘Instagram’ një video duke u stërvitur dhe ka treguar se falë kësaj ndjehet shumë mirë jo vetëm nga ana fizike, por edhe mendore.
Madje ajo ju ka sugjeruar vajzave të tjera të ndjekin të njëjtin shembull, si fillim për shëndetin dhe më pas për imazhin. “Kam qenë gjithmonë sporadike në palestër, për gjithë këto vite… Ja që këtë vit e vura prioritet dhe më besoni që jam më mirë se 10 vite më parë. Fizikisht, mendërisht, shpirtërisht dhe nuk është se kam hequr shumë nga dëshira për të ngrënë. Por punoj fort. Ua sugjeroj fort të gjitha vajzave. Për mua tashmë është një e mirë e domosdoshme”, ka shkruar Tarifa bashkngjitur videos, shkruan Who.
Kujtojmë se prej fillimit të majit Eneda ka qenë vazhdimisht prezente në ekran si drejtuese e spektaklit “Top Talent” që transmetohet në “Top Channel”.