Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapi nuk do e moderojnë më “Portokallinë”?

Pas largimit të Xhemi Shehut nga ekrani, “Portokalli” ia besoi vendin e saj këngëtares së njohur Eneda Tarifa. Sezoni në shtator, nisi me moderatorë Enedën dhe Salsano Rrapin, të cilët i kishim parë edhe më herët bashkë në “Portokalli”.

Po flasim për periudhën kur Eneda ishte prezantuese e “Portokalli” disa vite më parë. Mirëpo, së fundmi në rrjet janë ngritur dyshime se edhe Eneda me Salsanon nuk do jenë më prezantues të programit humoristik.

Kjo pasi në adresën zyrtare të Top Channel në Instagram është publikuar promoja e programit, ku shkruhet se emisioni ka shpallur audicionet për aktorë, moderatorë, tekstshkrues! Mirëpo, ende nuk ka një njoftim zyrtar rreth kësaj çështjeje.

Pas një sezoni të suksesshëm, më 31 dhjetor, “Portokalli” mbylli siparin për dy muaj sipas zakonit. Emisoni legjendar i humorit në televizionet shqiptare do rikthehet në muajin mars, teksa ende nuk ka një datë të saktë.

/News31.al