Endrit Mërtiri krijon “Principatën e modelëve shqiptarë” me në krye Alban Ramosaj

Shumë talente shqiptarë do të shihni në koleksionin e ri të Tarik Ediz, pasi edhe këtë herë ka zgjedhur fotografin e famshëm shqiptar Endrit Mërtiri, për koleksionin e fustaneve të vitit 2018, Tarik Ediz Prom 18. Mërtiri ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa prej fotove të rralla që të përfshijnë në një atmosferë përrallore prej bukurisë së modeleve, veshjeve prej princeshe e ngjyrave dominuese. Me idetë dhe talentin e tij, duket se fotografi ka krijuar “Principatën e modelëve shqiptarë”, pasi përveç modeleve të njohura shqiptare, shohim mes tyre të pozojë si “Princ i kaltër”, këngëtarin Alban Ramosaj. Ai pozon pranë Andonia Dobit, Dorina Gegiçit, Alesia Nokës, e që bashkë me Diana Avdiun, Ksela Larën dhe modelen ndërkombëtare Skylair Bair, kanë kriijuar setin e mrekulleshëm të Tarik Ediz.