Endrit Mërtiri fotografi i D&G i koleksionit 2018: Ja dola…

Fotografi i famshëm shqiptar Endrit Mërtiri ka dhënë një tjetër lajm të madh sa i takon karrierës së tij ndërkombëtare në modën e lartë. Me një status në Facebook-un e tij, fotografi Mërtiri shkruan: “Ja dola! Jam pjesë e reklamës së koleksionit pranverë-verë 2018 të Dolce & Gabbana! Shumë i lumtur të fotografoj fushatën e radhës, si gjithmonë me superstafin tim! Ju dua të gjithëve! Më të mirët!”. Ndërkohë në faqen online të brandit ndërkombëtar, Dolce & Gabbana janë shfaqur foto të modelëve shqiptarë si; Alesia Noka, Megi Luka apo këngëtarit të njohur Alban Ramosaj. Talenti i veçantë i Endritit do të pushtojë Instagramin me fotot që do të postohen nga seti i ri. Ky lajm i madh prej tij vjen vetëm pak ditë pasi u lançuan fotot e koleksionit të ri të veshjeve të stilistit të njohur turk, Tarik Ediz, me modelë shqiptarë të përzgjedhur nga Endriti.