Endrik Beba bën tatuazh portretin e vajzës dhe partneres
Në Qershor të këtij viti, këngëtari Endrik Beba u bekua me një vajzë. Lajmin e ëmbël e bëri me dije vetë ish-banori i Big Brother Vip 3 me anë të një postimi. Ai duket se është duke e shijuar shumë këtë periudhë me partneren e tij Klea, aq sa ka vendosur që një moment të saj me të voglën e tyre ta “jetësojë” si dedikim në trup. Këngëtari ka bërë një tattoo me portretin e të voglës Dream me partneren e tij. Ky gjest e ka lumturuar shumë këtë të fundit të cilin nuk ngurroi ta ndajë me ndjekësit. (lexo këtu)
Ky është fëmija i parë me partneren e tij, ndërsa Beba ka dhe një djalë nga ish-partnerja.
Këngëtari mori pjesë këtë vit në edicionin e tretë të “Big Brother Vip”. Ndonëse eksperienca e tij në shtëpinë më të famshme zgjati pak ai ishte një nga personazhet më të komentuar pasi në lojë u etiketua si “ish-i i Sara Gjordenit”.
iconstyle.al