Endi Demneri rrëfen sëmundjen e saj, që u kthye në kauzë në “Miss Universe”!

Endi Demneri u kurorëzua “Miss Universe Albania” në 1 Qershor. 24 vjeçarja do të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin botëror në El Salvador në Dhjetor të këtij viti. E ftuar në emisionin “Rudina”, Endi shpjegoi veç të tjerash edhe kauzën e saj, e cila e ka zanafillën nga një përjetim personal.

Endi Demneri: Është një sëmundje që quhet endometriosis. Kjo është kauza ime në “Miss Universe”. Dua të bëj vajzat e vogla dhe në moshën time, as nuk diskutohet, të kuptojnë që në qoftë se nuk ndihen mirë me veten, ka një gjë që s’ shkon, nuk kanë dëshirën për të filluar ditën, dëshirën për të ndërmarrë gjëra për veten e tyre, është me të vërtetë një gjë që nuk shkon te to. Duhet kuptuar që asgjë nuk të ndalon ty, e vetmja gjë që mund të të ndalojë është një sëmundje që në Shqipëri dhe në vendet e vogla akoma nuk njihet.

Rudina Magjistari: Çfarë është endometriosis?

Endi Demneri: Endometriosis është një sëmundje që është në organin riprodhues të femrës dhe ndikon në mendjen e vajzës. Në momentin që ti e kap, duhen 7 vite për ta diagnostikuar këtë lloj sëmundjeje.

Rudina Magjistari: Është e vështirë?

Endi Demneri: Është shumë e vështirë dhe në momentin që gjendet, diagnostikohet dhe varet se në çfarë faze është. Fati im ishte që isha në fazë të parë dhe munda ta largoja plotësisht si sëmundje.

Rudina Magjistari: Pra ka trajtim, ka kurim?

Endi Demneri: Po, ka kurim por deri në fazën e tretë. Në qoftë se je sipër fazës së tretë, ti duhet ti nënshtrohesh një trajtimi me vite. Kjo lloj sëmundje ty të ndikon në mendje, në gjendjen shpirtërore dhe në riprodhim. Në qoftë se e lë këtë sëmundje të vazhdojë, mund të arrish në momentin që nuk mund të kesh më një beb. Është një sëmundje që nuk dihet se nga vjen, por është vendimtare për jetën e një femre.

Bordo