“Ëndërr të vesh fustanin e bardhë”- Genta Ismajli tregon planet për martesë dhe pse dëshiron dy dasma
Genta Ismajli po shijon prej kohësh lidhjen e saj të dashurisë me biznesmenin turk, Hussein Usta. Ajo poston herë pas here foto në rrjetet sociale, të shkëputura nga momentet romantike mes tyre.
Gjithmonë pasi një marrëdhënie konsolidohet, çiftet fillojnë të mendojnë për martesën, dasmën apo dhe fëmijët. Për këto, Genta Ismajli ka folur teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake up”.
Ajo ka treguar se Usta është shumë mbështetës dhe ndihet e lumtur me të. Këto kanë bërë që të mendojë dhe për martesën.
“E kam menduar dhe martesën dhe fëmijët, por ritmi i jetës nuk do më ndryshojë dhe po të kem familjen. Do jem prapë Genta Ismajli dhe prapë do jem në skenë, dinamike. Do t’i kisha bërë të dy dasmat: një tradicionale dhe një klasike. I dua të dyja, po ndoshta më shumë anoj nga klasikja. E kam menduar. Wshtë ëndrra e çdo vajze të veshë fustanin e bardhë një ditë dhe të ketë një familje të mirë. Kjo është dhe ëndërr e imja.” – është shprehur ajo.
/News31