Ende pa lindur, këngëtarja shqiptare publikon fotot e para të bebes në bark

Para pak kohësh, Gjira Kajtazi, ndau me ndjekësit e saj lajmin që është në pritje të një fëmije. Momentalisht ajo gjendet në Gjermani, megjithatë asnjëherë nuk i ka lënë ndjekësit e saj pas dore. Ka publikuar shpesh herë foto në ‘Instagram’ me barkun e rrumbullakosur dhe ka qenë e hapur ndaj çdo pyetje apo kurioziteti rreth shtatzënisë së saj.

Gjira-Kajtazi-3

Ditën e sotme, këngëtarja ka publikuar fotot e para të djalit të saj që ende nuk ka lindur, shoqëruar nga disa fjalë emocionuese. “Për djalin tim, ‘M’, unë mbaj një ditar. Çdo javë një foto, rreshta për të – dashuri e pakushtëzuar – jashtëzakonisht magjike – ti ndihesh kaq i mbrojtur dhe i veshur. E adhuroj trupin tim dhe mundohem të dokumentoj çdo ndryshim që pëson ai dhe kam kaq shumë respekt për atë që mund të arrijë.

Gjira-Kajtazi-2

Tepër mirënjohëse për këtë përvojë dhe shumë e emocionuar (siç mund ta vini re). Jam duke të të pritur njeriu im i vogël, faleminderit që po më lejon të bëhem mamaja jote”, ka shkruar Gjira. Nuk është hera e parë që ajo bën dedikime për fëmijën e saj, por mesa duket, muajt e fundit të shtatzënisë kanë qenë tepër emocionuese për të./revistawho.com