Ende mister për zhdukjen e nëndetëses Titan, dëgjohen zhurma pranë vendit të kërkimit
Ekipet që po kërkojnë për nëndetësen Titan të zhdukur dëgjuan tinguj çdo 30 minuta të martën. Katër orë më vonë, pasi u vendosën pajisje shtesë sonar, tingujt mund të dëgjoheshin ende. Kjo është raportuar nga CNN, duke cituar një memorandum të brendshëm nga qeveria e SHBA-së.
Është e paqartë se kur u dëgjua zhurma ose për sa kohë, sipas memorandumit. “Janë dëgjuar reagime shtesë akustike, të cilat do të ndihmojnë në drejtimin e aseteve sipërfaqësore dhe do të tregojnë se mund të ketë të mbijetuar”, thuhet në memorandunin e qeverisë amerikane.
Një aeroplan kanadez P-8 i përfshirë në kërkim dëgjoi përplasje çdo 30 minuta. “Katër orë më vonë u vendos një hidrolokator tjetër dhe përplasjet po dëgjoheshin ende,” thuhet në një email të dërguar zyrtarëve. Edhe roja bregdetare e SHBA konfirmoi se avioni zbuloi zhurma nënujore në zonë.
absnews