Enca shtatzënë për herë të parë?! Këngëtarja shuan dyshimet
Enca Haxhia është duke na mbajtur të gjithëve “nën korrent” teksa fansat janë në pritje të projektit të saj të ri “Rakia”. Ylli i “Nashta” ka marrë pak kohë për të biseduar me ndjekësit në Instagram. Ajo ka shuar disa nga dilemat që mund të ishin krijuar për të gjatë kësaj kohe, si për shembull nëse ka qenë apo jo shtatzënë.
Një ndjekës e ka pyetur: “Ishte shtatzënë, ç’ndodhi?”
Enca i është përgjigjur duke i dhënë fund thashethemeve, por edhe duke zbuluar kështu planet e saj personale në të ardhmen.
“Duhet të jesh duke folur për ndonjë shtatzëni nga ushqimet…Besoj se nuk do të mbetem shtatzënë për një tjetër 5 vjeçar,” është përgjigjur 25 vjeçarja.
Enca konfirmoi gjithashtu që është single dhe e lumtur për momentin.