Enca ndryshon ‘look’, këngëtarja vendos t’i bashkohet trendit të verës
Enca është nga ato pak këngëtare që e ka ruajtur natyralitetin kur bëhet fjalë për flokët e saj. Edhe pse e kemi parë gjithmonë me flokë të drejtë, ajo ka vendosur së fundmi të ndryshojë ‘look’, duke bërë gërsheta dhe duke shtuar disa fije rozë. Ky ‘look’ është mjaft i preferuar gjatë verës, por me siguri Enca do të shfaqet kështu gjatë ndonjë klipi.
Kujtojmë këngëtarja po punon fort për projekte të reja muzikore, ndërsa shumë shpejt do të sjellë një bashkëpunim me Don Xhonin. Pak ditë më parë ajo publikoi këngën e saj më të re “Ku mete”, e cila është pritur mjaft mirë.