Enada Hoxha krah të birit në televizon, këtë herë nuk ka lidhje me kërcimin
Enada Hoxha dhe djali i saj Roan janë shfaqur mbrëmjen që shkoi në ‘Procesi Sportiv’, si të ftuar special. Balerina ka publikuar disa video nga prapaskenat ku shfaqet duke u përpjekur t’i heqë emocionet të birit me lëvizje të ndryshme që e bëjnë të qeshin.
Roan është i apasionuar pas sportit, madje është pjesë e ekipeve të moshave të reja dhe ka marrë pjesë në disa turne për të vegjlit, ku ka dalë edhe fitimtar. Me siguri për të ka qenë shumë emocionues fakti që ka diskutuar e folur për futbollin në emisionin më të ndjekur dedikuar tij.
Të shohim cili do jetë hapi i radhës për djalin e çiftit të njohur të koregorafëve./revistawho.com