EMRI/ Përplasi çiftin e të rinjve në trotuarin pranë Kryeministrisë, vihet në pranga drejtuesi i mjetit

Është vënë në pranga drejtuesi i mjetit që aksidentoi ditën e sotme (05 Nëntor) çiftin e të rinjve në trotuarin pranë Kryeministrisë.

Mësohet se shtetasi i arrestuar është Jorgaq Thengjilli, 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ende nuk dihen arsyet se përse i riu po qarkullonte me shpejtësi në kryqytet.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasin J. Th., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ky shtetas, ditën e sotme, në rrugën “Ismail Qemali”, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, dyshohet për shkak të shpejtësisë mbi normat e lejuara, dhe ka aksidentuar shtetasit D. K., dhe K. D., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve

Drejtuesi i automjetit i është nënshtuar testit me “Drager” dhe “AquilaScan” dhe ka rezultuar që nuk kishte konsumuar pije alkoolike, apo lëndë narkotike.

Ky shtetas është ndëshkuar më përpara për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Një mjet tip Benz me të cilin udhëtonin dy të rinj, përplasi një çift në trotuar.

Makina e cila po vinte me shpejtësi, ka dalë nga rruga dhe ka përplasur çiftin që po ecnin përgjatë trotuarit.

Çifti filimisht ka marrë ndihmën e parë nga një mjet që është gjendur aty pranë dhe më pas është transportuar në spitalin e Traumës, ndërsa gjendja e vajzës raportohej se ishte në gjendje kritike.

Panorama.al