Emri më i veçantë që kishim dëgjuar! Producenti i njohur shqiptar bëhet baba për herë të parë

Producenti i njohur i shumë hiteve, Cricket, është bërë baba për herë të parë.

Producenti, emri i vërtetë i të cilit është Donat Prelvukaj, ka mirëpritur në jetë fëmijën e tij të parë, që është vajzë.

Në qiellin e shtatë nga lumturia, Cricket ka ndarë në rrjete sociale lajmin e bukur duke publikuar fotot e para të të voglës.

Cifti e ka mirëpritur të voglën në shtëpi me një organizim të bukur ku mbizotëronte ngjyra rozë, ndërsa producenti ka treguar edhe emrin.

Cricket dhe bashkëshorja kanë zgjedhur për të voglën emrin Kanina, ndërsa krahas postimit të lajmit të bukur shkruhet:

“Mire se erdhe ne jete KANINA💝
Ti deshiroj te gjitha tmirat ne jete, qofsh e lumtur gjithmone!
💝💝💝💝💝”