EMRI + FOTO/Ekzekutohet me breshëri plumbash në dyert e palestrës boksieri shqiptari
Haris Kontogiorgis, 35 vjeç, një boksier mjaft i njohur me origjinë nga Shqipëria që kishte krijuar jetën e tij në Greqi është ekzekutuar me të paktën 15 plumba në një atentat mafioz. Mediat greke shkruajnë se boksieri Kontogiorgis po futej në ambientet e një palestre në rrugën Ekavis, në Galatsi ku bënte stërvitjen çdo ditë në momentin që u sulmua me breshëri kallashnikovi.
Ishin dy persona mbi një motor që sapo panë shënjestrën e tyre, Haris Kontogiorgis nisën të qëllonin pa mëshirë. 35-vjeçari vdiq në vend ende pa ardhur ambulanca, pasi plagët e marra si pasojë e plumbave që mori.
Vrasja e Kontogiorgis mendohet të jetë zinxhiri i një sërë ngjarjesh të rënda të ndodhura në këtë zonë të Greqisë, më e fundit, vrasja e xhaxhait të tij. Ai dyshohet se është përfshirë në trafikun e drogës dhe në botën e errët të ‘nëntokës’ lidhur me mafiat lokale.