EmRata thumbon ish-partnerin, duke bërë ‘like’ këto postime në Twitter?
Më 15 korrik, filluan spekulimet se çifti Emily Ratajkowski dhe Sebastian Bear-McClard, janë divorcuar pasi ky i fundit e ka “tradhtuar disa herë” modelen.
Edhe pse as Emily, as aktori nuk kanë adresuar zyrtarisht thashethemet për ndarjen tradhtinë, modelja po “pëlqen” disa postime në Twitter ku thuhet se ai e tradhtonte.
Më 28 korrik, Page Six raportoi se ca nga postimet që ka pëlqyer Emily shkruajnë:
“Nuk mund të besoj se ai t*api tradhtoi Emrata-n”, “Emrata më në fund është çliruar nga ai njeri dhe kjo dëshmon se Zoti ekziston!”, “Vajza, si do e festojmë divorcin e EmRata-s?”
Ratajkowski dhe Bear-McClard u martuan në shkurt 2018, dhe megjithëse shumë njerëz menduan se ishte një romancë e shpejtë, çifti në fakt e njihnin njëri-tjetrin prej vitesh.
Anabelmagazine