(Emrat) Kush janë 7 të arrestuarit për protestën tek Teatri, mes tyre dhe kreu i Vetëvendosjes Tiranë

Zbardhen emrat e 7 personave që janë arrestuar nga Policia për protestën e djeshme tek Teatri.

Mes tyre bie në sy dhe emri i kreut të Vetëvendosjes në Tiranë, Boiken Abazi i cili jo vetëm ishte prezent dhe mbështeti protestën por edhe mbajti një fjalë të shkurtër mes protestuesve mëngjesin e djeshmëm.

Emrat e tjerë janë Kastriot Qemaj, Sokol Ndoj, Romeo Lila, Endrit Mertiri, Burim Tafilica, Edjon Xhoxhaj. Ata janë arrestuar pasi akuzohen për kundërshtim të policëve dhe grumbullim të paligjshëm.