![](https://story.al/wp-content/uploads/2025/02/ve-1.jpg)
EMRAT/ Arrestimi i Erion Veliajt, kush janë BIZNESMENËT e NJOHUR me masë sigurie!
Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, GJKKO ka lëshuar masa sigurie edhe për 5 biznesmenë, si të përfshirë në çështjan ku akuzohet kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Bëhet fjalë për biznesmenët Gentian Sulën, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha.
Masa ndaj tyre lidhet me hetimin pasuror që po kryhet ndaj kryebashkiakut të Tiranës.
Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash.
Ndërkohë, pas hetimit të SPAK, u caktua masa arrest shtëpie për bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa.
voxnews.al