Emocionohet Ardian Bujupi, më në fund blen shtëpinë e tij të parë

Ardian Bujupi është një nga artistët shqiptarë që po korr sukses me këngët e tij, të cilat janë kthyer menjëherë në hite. Ai nuk është i njohur vetëm në vendin tonë, por edhe në Gjermani, aty ku është rritur dhe vazhdon të jetojë për vite me rradhë.

Ardjan-Bujupi-2

Ardiani ka sjellë shumë bashkëpunime të suksesshme, qoftë me emra të njohur shqiptarë apo të huaj dhe duket se këngëtari i ka marrë frutet e punës së tij. Ditën e sotme, ai ka publikuar një foto në ‘Instagram’, ku shfaqet pranë një zotërie dhe shkruan: “Shtëpia ime e parë”. Blerja e tij e re duket se e ka emocionuar shumë Ardianin, por dhe kolegët e tij, të cilët nuk kanë hezituar ta përgëzojnë atë në komente. Kujtojmë se artistja e fundit shqiptare me të cilën ai ka sjellë bashkëpunim, ka qenë Xhensila Myrtezajin me këngën ‘Çika Çika’, një këngë që më pas e risolli si një ‘remix’ spanjoll me reperin e njohur, Farruko./revistawho.com