EMOCIONE TË FORTA/ Luizi takon të atin e Kiarës, e ëma i dërgon letër nga Amerika: Ke një engjëll aty lart, babi do të ishte krenar për ty, mos harro se….

Një natë plot me emocione ka qenë ajo e mbrëmshja në Big Brother Vip. Një suprizë e madhe ka ardhur për dy konkurrentët e shtëpisë, Luizin dhe Kiarën.

Babai i Kiarës shkoi në shtëpi, ndërsa e ëma e Luizit i dërgoi këngëtarit një letër. Teksa Kiara takoi babain brenda ambienteve të shtëpisë ky i fundit i shprehu një mbështetje të madhe duke i thënë: Na kanë bërë krenar.

Më pas babai i Kiarës ka takuar dhe dhëndrin, Luizin.

“E vetmja fjalë që të them është se të kërkoj falje sa herë që e kam mërzitur Kiarën. Do ta dua aq sa e do ti dhe do ta respektoj”, i tha Luizi, ndërsa i ati e falenderoi që i ka qëndruar pranë.

Ndërkohë, Luizi mori një letër nga nëna e tij e cila bëri që përveç këngëtarit, banorëve të gjithë tleshikuesit të shpërthenin në lot.

“Biri im të shoh çdo ditë por ti e di që prej punës nuk të shoh dot çdo moment. Me mendje jam me ty gjithmonë. Lumturohem kur të shoh mirë, por edhe shqetësohem ndonjëherë, si meraku i një nënë për djalin. Mos harro atë që të ka mësuar baba: Jeta nuk është veç një shëtitje në park. Prandal vlerëso dashurinë, respektin, moralin dhe shpirtin e sakrificës. Do të dalin shumë pengesa gjatë rrugës. Kurrë mos mendo se je i vetëm, por me kokën lart kapërceji një e nga një. Se sa më mungon biri im, është e kotë ta shkruaj dhe ti e di që nuk e shpreh dot me një letër.

Na mungon të gjithëve motrës, kunati dhe tre mbesave. Gëzon pafund kur të shoh në çdo veprim tëndin gjatë ditës, sepse kthehem pas në kohë e më kujtohet uizi im i vogël me fytyrë ëngjëllore. Për nënat, fëmijët janë gjithmonë të vegjël dhe kur janë 50 apo 60 vjeç.

Je shumë me fat Luiz, në ansjë moment ti nuk je vetëm. Ke një ëngjëll lart që të mbron dhe është krenar për ty. Babi do ishte aq i lumtur për ty bit, mbase edhe më shumë se unë. Do më falësh nëse kam gabuar diku me këtë letër, pasi ti e di, unë nuk i pëlqej fjalët dhe as daljet në ekran”, shkruhej në letër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania)