Emma Roberts është fejuar me Cody John!

Ylli i American Horror Story, 33 vjeçe, Emma Roberts ka zbuluar nw mediat sociale se është fejuar me partnerin e saj Cody John.

Emma publikoi një foto të tyre ku dukej dhe unaza e fejesës. “Po e vendos këtu përpara se nëna ime t’ia tregojë të gjithëve”, shkroi ajo poshtë postimit.

Roberts dhe John konfirmuan lidhjen e tyre në gusht 2022 pasi u fotografuan duke u puthur në Nju-Jork. Para se të fillonte të takohej me John, i cili punon në industrinë e argëtimit, aktorja ishte e lidhur me Alex Pettyfer, Garrett Hedlund dhe aktorin e “American Horror Story” Evan Peters.

Roberts ka një fëmijë, Rhodes, i cili është tre vjeç, me ish-partnerin Garrett Hedlund, me të cilin u takua nga viti 2019 deri në vitin 2022.

Bordo