Emma Marrone: Kur vuaja nga tumori, nuk e pyeta asnjëherë veten: Pse pikërisht mua?
Emma Marrone është një nga këngëtaret dhe aktoret më të njohura në Itali. Njëkohësisht është dhe një nga femrat më të forta, pasi ka vuajtur prej tumorit në mitër dhe vezore, për të cilin është operuar tri herë. Ja se si është shprehur ajo lidhur me sëmundjen, me të cilën është përballur.
“Kur vuaja nga tumori, nuk e pyeta asnjëherë veten: “Pse pikërisht mua?”. Prej kohësh tashmë, shkoj shpesh të shoh pacientët pediatrikë në repartin e onkologjisë. Kam parë aq shumë tragjedi me humbje jete në radhët e fëmijëve të vegjël, saqë një pyetje e tillë nuk më shkonte kurrë në mendje. Dhe është e vërtetëkur thonë se vetëm kur sheh dikë tjetër më keq se vetja, arrin ta kuptosh se sa mirë je. Ajo ishte situata ime, e pranova dhe u mundova t’i jepja vetes forcë pa u demoralizuar.
Madje vetes i kam thënë: “Më ndodhi mua, ndaj duhet të përballem unë. Nuk ka rrugë tjetër”. Të jesh e fortë është tepër e rëndësishme, por ndonjëherë fati është i shkruar. Tumori i fundit, i vitit të shkuar, mëka ndihmuar të jem më emotive, të prekem më lehtë nga gjithçka e rëndë psikologjikisht.
Familjarët e mi nisën të shqetësoheshin, nuk më kishin parë të qaja as në periudhat më të vështira të jetës sime. Mirëpo kohët e fundit emocionohem me gjithçka dhe ndonjëherë i jap vetes të drejtë. Si mund tëmos emocionohesh, teksa sheh fëmijë të vegjël të luftojnë me tumoret dhe të jenë optimistë për jetën? Ndërkohë shihja të moshuara në pavionin e onkologjisë së të rriturve, kur u operova disa herë rresht, tëcilat ishin totalisht pesimiste për jetën dhe pa asnjë dëshirë për të vazhduar përpara.
Jeta është e padrejtë, nuk ka asnjë dyshim në këtë fakt, por e rëndësishme është ta pranojmë sa më parëfatin tonë dhe të vazhdojmë përpara. Jemi ne që duhet të përballemi me vështirësitë që na vendos jeta përpara, askush tjetër. Sa më parë ta pranojmë një fakt të tillë, aq më të fortë dhe optimistë do të ndihemi për jetën”.