Emina, shtatzënë për herë të tretë, bashkë me lajmin zbulon dhe gjininë
Emina Cunmulaj është në pritje të fëmijës së tretë dhe këtë herë do jetë një djalë. Lajmin e bukur, ish-modelja e dha me një postim në ‘Instagram’, ku u shfaq krah vajzave të saj veshur secila me ‘body’ që lexojnë: Mezi presim të të takojmë, vëllaçko i vogël.
Modelja shfaqet shumë e emocionuar për këtë lajm dhe me ç’kuptohet lajmin e bukur e ka mbajtur për vete prej muajsh. Kështu po kuptojmë edhe pse Emina ka muaj që është larguar nga mediat sociale, duke shijuar këtë periudhë të bukur./revistawho.com