Emina Çunmulaj shkurton flokët

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, para disa kohësh u shpreh se kishte dëshirë që të bënte një ndryshim në look, të shkurtonte flokët. Një ditë më parë, ajo publikoi disa foto në “Instastory” ku tregonte se ishte duke prerë flokët. Ndërsa ditën e sotme, Emina zbuloi rezultatin. E teksa të gjithë prisnin që t’i kishte shkurtuar pak, në fakt modelja i ka surprizuar fansat e saj teksa është shfaqur me një model flokësh fare të shkurtër. “Liria vjen në mënyra të ndryshme”, shkruan Emina në foton e publikuar në “Instagram”, shkruan Panorama pLus. Pamja e saj e re është ka marrë mijëra pëlqime dhe duket se ndjekësit e kanë pritur mjaft mirë këtë ndryshim të saj, pasi e kanë komplimentuar.