
Emina Çunmulaj nënë për herë të dytë, zbuloni kuptimin e emrave që pagëzoi vajzat
Emina Çunmulaj u bë dje nënë për herë të dytë e një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin Mia Soraya. Ndërkohë që emri Mia është gjerësisht i përhapur këtë vit, ai që na tërhoqi vëmendjen ishte emri i dytë i vogëlushes, që nuk ka prejardhje shqiptare dhe as amerikane, ku modelja jeton.
Në fakt, Soraya është emri i nënës së bashkëshortit të Eminës, Sam Nazarian. Emina ka ruajtur traditën familjare ashtu siç bëri me emrin e vajzës së parë, Ella Faria, thuhet në shkrimin e Icon Style. Emri i dytë, Faria është ai i nënës së Eminës. Modelja i ka ruajtur traditat shqiptare dhe vlerat e familjes dhe është shprehur më herët se do t’ia përcjellë ato fëmijëve të saj.
