Emina Cunmulaj larg familjes publikon videon e të bijave: Më dhemb zemra

Emina Cunmulaj ka ardhur sërish në Shqipëri për disa ditë dhe si gjithmonë ka ndarë momente nga rutina e përditshme apo takimet me njerëz të afërt. Si çdo nënë, që lidhjen me fëmijët e ka shumë të fortë, Emina nuk mund të rrijë pa i kujtuar të bijat dhe pa shkruar për to. Me anë të një video të publikuar me Mia-n dhe Ella-n ajo tregon mallin që ka për to. “Ndërkohë zemra ime po më dhemb. Më mungojnë shumë vajzat e mia”,shkruan Emina, shkruan Who. Modelja e njohur i viziton shpesh trevat shqiptare për arsye të ndryshme. Para disa javësh ajo erdhi për qëllim bamirësie, por edhe për të takuar familjarët dhe miqtë.