Emina Çunmulaj feston ditëlindjen në të njëjtën ditë me të birin, i bën një dedikim emocional

Modelja e njohur nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj, ditën e sotme (e martë) feston ditëlindjen e 38-të.

Në po të njëjtën ditë ka lindur edhe djali i saj, Sha Yosef Nazarian, i cili mbush plot një vjet jetë.

Me këtë rast është bërë një dedikim nga superylli, teksa ka shpërndarë një fotografi me të birin në rrjete sociale.

“Ne kemi në të njëjtën datë ditëlindjen. Si nëna si djali”, tha ajo.