Emina Çunmulaj bën ëndrrën e saj realitet: Pak ar në bazament dhe një qingj i pjekur…
Me fotot e fundit në llogarinë në ‘Instagram’, Emina Çunmulaj ka treguar se tashmë ka mundur të realizojë ëndrrën e saj, e cila lidhet me shtëpinë në fshatin ku është rritur.
“Ëndrra ime dalëngadalë po vjen në jetë, shtëpia ime në fshatin tim. Dhe traditat që kanë qenë në familjen tonë për mijra vite. Pak ar në bazament dhe sigurisht një qingj i pjekur për njerëzit punëtor që bëjnë magju me duart e tyre”, ka shkruar Emina krah postimit më të fundit ku duket se punimet për shtëpinë e re kanë nisur dhe modelja nuk e ka fshehur gëzimin e këtij momenti të veçantë.
Kujtojmë se Çunmulaj jeton prej vitesh në Amerikë, së bashku me partnerin dhe dy vajzat e tyre, Ella dhe Mia. Megjithatë pavarësisht këtij fakti, Emina është kthyer përherë tek rrenjët e saj duke treguar dhe mbrojtur me fanatizëm origjinën shqiptare dhe jetën që ka kaluar në fshat./revistawho.com