Emily Ratajkowski shpjegon se si terapia e ndihmoi të përballonte ankthin

Modelja e famshme Emily Ratajkowski ka folur për përvojën e saj të terapisë, duke shpjeguar se si e ndihmoi në përpjekjen e saj për të trajtuar problemet e ankthit. Ratajkowski njoftoi divorcin nga Sebastian Bear-MCclard në fillim të këtij viti pasi tradhtive.

“Kam qenë në terapi për një kohë të gjatë”, tha aktorja për podkastin e saj ‘High Low’.

“Të jesh tip me ankth do të thotë që vërtet nuk dëshiron të jesh vetëm. Zakonisht ke imazh negativ për veten dhe pikëpamje pozitive për të tjerët”.

“Shpesh kërkojnë miratim, mbështetje, reagim nga partneri. Për mua, terapia më mësoi të jem e pavarur dhe të kuptoj rrënjën e frikës sime nga braktisja”, tha modelja.