Emily Ratajkowski flet për ndryshimet gjatë shtatzënisë (dhe për buzët)

Emily Ratajkowski i ka dhënë fund thashethemeve se ajo mund të ketë bërë injeksione të buzëve teksa ishte shtatzënë. Sipas ‘People’, Ratajkowski iu përgjigj komenteve në ‘Instastory’ ditën e premte. Modelja dhe aktorja i mbylli menjëherë gojët e liga duke thënë se nuk do bënte kurrë injeksione në buzë, por dhe se nuk i gjykonte ata që bëjnë këtë zgjedhje.

“Ju as nuk mund të merrni injeksione kur jeni shtatzënë! Vëllimi i gjakut të një gruaje rritet 50%, prandaj zonjat mund të marrin pak fryrje në fytyrë dhe buzë gjatë shtatzënisë”, shkroi Emily në postimin e saj.

Ratajkowsski vuri në dukje gjithashtu se ajo kishte parë një bollëk ndryshimesh në trupin e saj gjatë gjithë shtatzënisë. “E çuditshme që trupi juaj të ndryshojë kaq shumë brenda pak muajsh”, shtoi ajo, duke theksuar se tani ka një vlerësim krejt të ri për atë që trupi i saj mund të bëjë./revistawho.com