Ema Andrea shpërthen në mes të spektaklit: Plasa duke rritur burra

 

Aktorja e njohur Ema Andrea së fundi është bërë objekt i mediave rozë për lidhjen dhe më pas ndarjen e përfolur nga piktori, Eldon Luarasi. E pas deklarimit në emisionin “Thumb” se ndjehej e trishtuar sa i takon gjendjes sentimentale, ajo ka lëshuar një frazë kompromentuese mbrëmjen e së premtes gjatë spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars” në “Vizion Plus”. Duke bërë një polemikë me anëtarin tjetër të jurisë, Julian Deda ajo i kërkoi të rritej dhe të mos harrojë faktin që e ka pasur student në Akademinë e Arteve të Bukura, sot Universiteti i Arteve. Plasa duke rritur burra”, tha ajo, një frazë që i la pak të çuditur anëtarët e tjerë të jurisë, Ilir Shaqirin dhe Alfred Kaçinarin. Para se të lidhej me Eldonin tre muaj më parë, Ema ka pasur një lidhje 5-vjeçare me kuratorin pesë vite më të ri, Klod Dedja./Story.al/