Ema Andrea nis lidhje të re, zbulohet artisti që e fotografon nudo
“N’barkun tem me ardh agu duket se ke prit”, është një prej diçiturave të piktorit Eldon Luarasi sipër nudos artistike të aktores së njohur, Ema Andreas. Nëse hyn në profilin e Luarasit në facebook nuk është aspak e vështirë të dallosh Emën e nudove të arrira artistike, foto që ai ka ndarë me miqtë me diçitura romantike. Prej dy muajsh ata janë në një lidhje, dhe tashmë në dijeni të marrëdhënies së tyre dashurore, janë dhe të afërmit e çiftit. Kjo për faktin se familjarë të tij komentojnë e Emës të realizuara nga Eldoni, ndërsa vetë ai ka ndarë me miqtë klipin e parë të vajzës së Emës, Sara Kapos. Fillimin e vitit çifti bashkë me miqtë e tyre e kaluan në Korçë, ndërkohë që Eldoni flet hapur edhe për gatimet me Emën duke e cilësuar “e dashura”. Në prezantimet e Eldonit si piktor, thuhet se ai ka lindur në Tiranë në vitin 1966, dhe nisi të bënte pikturat e para në vaj kur ishte 16 vjeç.