Ema Andrea ndahet nga i dashuri piktor? “Jam e trishtuar, kur s’funksionon hapi derën!”
Revista “Story” publikoi së fundi në kopertinën e saj fotot ekskluzive të aktores Ema Andrea, ndërsa puthej në buzë në mes të zonës së ish-Blllokut në Tiranë me piktorin Eldon Luarasi. Ata dukeshin shumë të lumtur dhe shkëmbenin shumë komente dashurie në rrjetet sociale, po duket se pas muajit të tretë të lidhjes së tyre të dashurisë, marrëdhënia e çiftit është në krizë. Të shtunën aktorja ishte e ftuar në emisionin “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut, të cilat e pyetën se si po shkon jeta e saj personale. Ema ka pranuar se nuk ka folur deri tani publikisht për jetën e saj, edhe pse mediat shkruajnë. “Për jetën time personale kanë folur shumë. Jetoj hapur. Nëse jam e lumtur, jam e lumtur, nëse jam e trishtuar si sot, jam e trishtuar. Gjëra që s’funksionojnë ndikojnë. Ka momente që më ikën dashuria për jetën. Kur të ndodhin hapi derën! Por kalon.”, është shprehur Ema. Përgjigja e saj të bën të dyshosh se ndoshta marrëdhënia e tyre është në krizë ose janë ndarë, edhe pse Eldoni vazhdon t’i ruajë në profilet e tij në rrjetet sociale, pikturat që i ka bërë Emës, mes të cilave bëjnë përshtypje edhe nudot artistike. /Story.al/