Ema Andrea flet për herë të parë për divorcin, tregon pse u nda nga babai i Sarës: Kisha kërkesa të tjera, e kuptoja botën ndryshe…
Aktorja Ema Andrea shton se i vetmi “peng” që ka nga ajo periudhë është fakti që dëshpërimin e saj, ia kaloi edhe të bijës.
Aktorja Ema Andrea ka folur për herë të parë lidhur me jetën e saj privare dhe momentin e ndarjes nga bashkëshorti i saj, me të cilin ka një vajzë, Sarën.
E ftuar në ftuar programin “Historia ime”, Andrea ka treguar se ndarja kishte ardhur për shkak se ajo nisi ta kuptonte jetën ndryshe, dhe kishte kërkesa të tjera. Ajo shton se i vetmi “peng” që ka nga ajo periudhë është fakti që dëshpërimin e saj, ia kaloi edhe të bijës.
“Kur Sara ka shkuar në klasën e parë, ne ishim të ndarë. Ishte një provë që ne të dy e bëmë, sepse nuk ishte një vendim, nuk ia dolëm. Unë kisha një stad tjetër rritje, kërkesa të tjera, e kuptoja ndryshe jetën, bashkëjetesën, anën time profesionale, dashurinë për veten etj dhe babai i Sarës e ka kuptuar ndryshe këtë gjë. Jemi ndarë, ne sot vazhdojmë komunikojmë, duke biseduar. Kemi shkëputur lidhjet disa kohë sepse normal nuk ishte e lehtë, nuk kemi luftuar njëri-tjetrin, nuk kemi përgojuar njëri-tjetrin, nuk kemi lejuar as të tjerët, sa ka qenë mundësia ne të dy këtë gjë nuk e kemi lejuar. E di për çfarë më vjen keq për atë periudhë? Dëshpërimin tim ia kam kaluar dhe Sarës, me gjithë përpjekjet e mia për mos ia kaluar,”-tha Ema Andrea.
(k.m/dosja.al)