Elvis Pupa tregon pse nuk e gjeti veten në BBV: “Të kisha bërë unë rolin e Ninit të Bules do na sillnin një furgon me banorë të rinj çdo javë…”

Iftuar në “Wake Up” ka qenë Elvis Pupa, ish-banori i “Big Brother VIP” i cili ka folur për eksperiencën e tij në këtë format. Ai gjithashtu u ndal dhe tek marrëdhënia e tij me Luizin. I pyetur për mënyrën se si ia dha dorën Luizit, kur hyri për herë të parë në shtëpi, Elvisi u shpreh se nuk kishte asnjë qëllim që t’i tregonte atij se e mbështet. Pavarësisht se është diskutuar gjatë mënyra se si ia ka dhënë dorën Luziti, Elvisi e mohon që të pasur një arsye, siç është marrë nga publiku.

Nga të gjithë ata aty e pashë veten që kam kaluar eksperienca në jetë. Unë dhe Luizi shumë gjëra i kishim të përbashkëta. Kur pashë energjinë dhe fokusin e tij për lojën, unë krijova një lloj respekti dhe afrimiteti. Klane dhe aleanca nuk kam bërë kurrë aty brenda. Ai e ka thënë që kur hyri brenda e pa që nuk kishte shanse me të tjerët. Aty filloi presionin dhe lojën me të tjerët sepse i tillë ishte dhe formati. Unë hyra për realitet, jo për show. Të kisha bërë unë Ninin e Bules përshembull do i thonim produksionit javë për javë që të na sillnin një furgon me banorë të rinj sespe do i nxirrnim të gjithë jashtë. Por unë nuk hyra për atë gjë, unë doja të isha real. ‘Qëllimi justifikon mjetin’ nuk është motoja ime. Nuk po e gjeja veten.

Ndër të tjera, Elvisi tregoi do ketë një bashkëpunim me Lorenc Hasramën dhe se ka një respekt të madh ndaj këngëtarit. I pyetur se çfarë planesh dhe projektesh ka Visi tani që ka dalë nga “Big Brother VIP”, ai shprehet se:

I kam munguar publikut prej 6 vjetësh. Unë hyra në “Big Brother” sepse doja që të shihnin kush ishte Visi i vërtet, por dhe për projektet e mia. Dua të jem i pranishëm në ekran, por jo çdo javë sepse e kam të pamundur të jem fizikisht. Kam qejf muzikën dhe kam bërë më herët muzikë. E kam lënë këtë gjë tani, por kisha qejf që të eksperimentoja, sidomos tek popullorja.

Teksa shprehet se Luizi është fituesi i “Big Brother”, Visi tregon gjithashtu se kë sheh ai në finale…

Më parë kam shprehur se do jetë Luizi, Efi, Qetsori dhe Nita. Tani jam mes Qetsorit dhe Deas. Më shumë shoh kokë më kokë në finale Luizin me Efin.

Top Albania Radio