Elvis Pupa eliminohet nga Big Brother VIP Albania: M’u duk vetja si një nga motrat Kardashian
Aktori Elvis Pupa është eliminuar nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
Ai rezultoi më pak i votuar nga një televotim gjatë javës ku të nominuar ishin edhe: Nita, Qetësori, dhe Jori.
Aktori i roleve humoristike të programit “Portokalli” ka qenë një person i shumë dëshiruar nga të gjithë banorët për shkak se ka ruajtur raporte të mira me të gjithë.
Ai prej vitesh la Australinë dhe udhëtoi nga kontinenti i largët vetëm për të marrë pjesë në këtë spektakël. Elvisi tha se nuk mendonte se do qëndronte më shumë shumë se dy javë në shtëpi, pasi nuk mundet të qëndrojë gjaë në hapësira të mbyllura. Sa i përket situatave brenda shtëpisë ai i cilësoi jo reale dhe me humor shtoi se iu duk vetja si një nga motrat Kardashian.
Ndërkohë në po të njëjtën mbrëmje u kumtua lajmi se do të përzgjidhej finalisti i parë i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.