Elvana propozojnë për martesë në mes të koncertit, këngëtarja bën reagimin epik

Tani po afron stina e verës dhe për këngëtarët shqiptarë koncertet do jenë të shumta, sidomos që e gjitha bota është cliruar tashmë nga amsat ndaj Covidit.
Këngëtarja Elvana Gjata ka mbajtur sëfundmi një koncert në Luzern të Zvicrës, ku është përballur me një situatë të pazakontë nëpër koncerte.
Teksa po performonte në skenë një fans i saj i ka propozuar duke i drejtuar edhe një unazë. Elvana u habit kur pa unazën, por duke qeshur vazhdoi performancën.

Kujtojmë që projekti i fundit nga këngëtarja është publikuar para një muaji dhe ishte bashkëpunim me dy artistë të njohur shqiptarë, Bardhin dhe Dj Gimi.
Ndërkohë që së shpejti Elvana pritet të nxjerrë këngë të reja që me siguri do shndërrohen në hite dhe do bëjnë namin në verë kudo në trojet shqiptare.
Këngëtarja ka nisur që tani koncertet duke bërë ture të ndryshme në Europë, kryesisht në Zvicër dhe Gjermani aty ku dhe numri i shqiptarëve është shumë i madh