Elvana Gjatës i ndodh e papritura, pas ngjarjes në Bllok braktiset nga…

Teksa koha kalon nga ngjarja që bëri bujë në ish-Bllok, aty ku një person mbeti i vrarë. Ngjarja mori vëmendje të madhe pasi u përfshi edhe emri i këngëtares së njohur, Elvana Gjata. Që nga dita e ngjarjes e deri tani, këngëtarja ka vendosur që të qëndrojë në heshtje, duke mos reaguar rreth kësaj çështje. Pasi vendosi që të largohej nga rrjetet sociale, ajo u rikthye sërish në “Instagram”, por kësaj here më me pak ndjekës seç kishte në fillim.

Elvana-Gjata-2

E teksa të gjithë menduan fillimisht se kjo ngjarje do të ndikonte te karriera e këngëtares, mesa duket tani po ndodh me të vërtetë. Para se të ndodhte ngjarja e rëndë ku u përfshi edhe emri i saj, Elvana kishte në llogarinë e saj në “Instagram” 1 milion e 200 mijë ndjekës që sa vinin dhe rriteshin. Por tani ajo ka 100 mijë ndjekës më pak. Këngëtarja numëron tashmë në “Instagram” 1 milion e 100 mijë fansa. Nuk dihet arsyeja e largimit të ndjekësve të saj, mund të jetë edhe fakti se ajo që nga dita e ngjarjes nuk ka qenë fare aktive. Por sigurisht që fansat e saj të shumtë po presin me padurim rikthimin e saj në skenë, me këngë të reja./Panorama Plus