Elvana Gjata&Angela Martini vajzat e diamanteve, djemtë që u dhuruan unaza të çmuara

Modelja e famshme shqiptare Angela Martini, ka prezantuar unazën e fejesës së saj. Ndonëse ajo u martua vitin e kaluar në Las Vegas, s’është se na e kishte treguar ndonjëherë unazën me të cilën i kishte propozuar bashkëshorti. Një diamant gjigant në gishtin e saj, Angela e shfaqë përmes një videoje në Instagram, ku ajo vë theksin tek kjo stoli shumë e çmueshme. Martini dhe multimiliarderi Dragos Savulescu, u martuan në Las Vegas gjatë një ceremonie tejet private pa bërë shumë zhurmë, ku Angela ishte një nuse e veshur në të zeza. Ndërkohë edhe këngëtarja Elvana Gjata sapo ka marrë një dhuratë të tillë, një unazë diamanti. Gjatë javës së kaluar, ajo kishte një koncert madhështor në Prishtinë por edhe një ditë madhështore personale. Këngëtarja e famshme shqiptare Elvana Gjata, mori një dhuratë shumë të çmueshme nga dikush, identiteti i të cilit mbetet ende i panjohur për publikun. Ekipi i Prive po qëndronte në suitën e Elvanës ndërsa ajo po bëhej gati për koncertin, ku dhe u përball edhe me pyetjen se nga kush e mori diamantine. Por Elvana i bën gjatë tërë kohës bisht pyetjes dhe insistimit të Vlorijan Halilit, i cili s’ia doli të marrë përgjigje sepse Elvana parapëlqen ta mbajë të mbyllur jetën private. Kujtojmë që ajo është në një lidhje dashurie me një djalë të pasur nga Tirana.