Elvana Gjata zhgënjyese në klipin e ri, “Lejla” shumë zhurmë për asgjë

Kënga për të cilin Elvana Gjata udhëtoi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta realizuar, u publikua sot më në fund. Në skenat e klipit “Lejla”, Elvana pas një periudhë pauzë në muzikë u shfaq zhgënjyese sipër një treni, që kalonte me shpejtësi brenda një tuneli të errët. Ndërkaq nga një helikopter dhe një jet ski dolën dy reperat e Kosovës, Capital T dhe 2PO2, me të cilët Elvana ka bashkëpunuar për këtë produksion të ri muzikor. Edhe pse kishte krijuar shumë suspancë deri në publikimin e klipit, Gjata shfaqet larg pritshmërive që kishte krijuar në publikut. Shumë zhurmë për asgjë bëri Elvana për një projekt fare të zakonshëm, që më shumë i shërben biznesit të saj “Altar” sesa karrierës si këngëtare. “Lejla” nuk është vetëm një këngë, por edhe një koleksion veshjesh me të njëjtin emër, të dizenjuara nga ortaku i saj, stilisti nga Kosova, Valdrin Sahiti.